Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“I thashë k*çkë Arbanës se jam kushërira e tij!” Çfarë e lidh Ola Elezajn me Eduart Grishajn? Regjisori vendos pikat mbi “i”

Pas shumë aludimeve të bëra në rrjet se modelja Fabiola Elezaj është kushërira e regjisorit Eduart Grishaj, ky i fundit ka reaguar duke zbuluar të vërtetën e marrëdhënies së tyre.

Në një postim të bërë në Instagramin e tij,Grishaj hedh poshtë aludimet se Fabiola është e afërmja e tij, ndërsa zbulon se ai e kishte përzgjedhur për t’u bërë pjesë e “Ferma Vip 3” pasi besonte në energjinë e saj.

“Asnjë kushërirë e imja nuk ka qenë, nuk është dhe as nuk do të jetë pjesë  e një reality show ku unë jam i përfshirë si pjesë e produksionit” shkroi Grishaj në postimin e bërë.

Në lidhje me shpërthimin e papritur të Fabiolës e cila në mes të transmetiit live të prime-t të “Ferma Vip 3” iu drejtua Arbanës me fjalën k*çkë, Grishaj e cilësoi momentin si një nxitim nga ana e fermeres duke shtuar se njerëzit gabojnë.

Përmes këtij reagimi regjisori hedh poshtë aludimet se Fabiola Elezaj iu drejtua me fjalë të pahijhme moderatores Arbana Osmani pasi ajo është e afërm e Eduart Grishajt dhe rasti që bëri xhiron e rrjetit u bë me skenar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles