Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Lajmet për sëmundjen e rëndë, Mevlani reagon i revoltuar: ‘Do përballemi ndryshe’

Mevlan Shaba, ka reaguar ashpër pas qarkullimit të disa lajmeve tronditëse dhe krejtësisht të pavërteta lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Përmes një postimi në “InstaStory”, Mevlani ka publikuar një imazh të një lajmi të sajuar në TikTok, i cili pretendonte në mënyrë makabre se ai kishte qenë në koma për një muaj për shkak të kancerit në mushkëri. I indinjuar në maksimum, ai i ka quajtur këto pretendime si shpifje të turpshme të bëra vetëm për klikime.

“Stop me shpifjet! Ky ‘lajm’ është i turpshëm dhe totalisht i pavërtetë. Nuk ju jep askush të drejtën të shpikni histori për mua,” ka shkruar Mevlani në reagimin e tij.

Ajo që e ka revoltuar më së shumti ish-konkurrentin e “Për’puthen” është fakti që në këto lajme të sajuara është përfshirë edhe familja e tij. Ai ka dënuar ashpër portalet dhe llogaritë që përdorin fëmijën e tij 1-vjeçar për të tërhequr vëmendje.

“Kjo që po bëni nuk është gabim i vogël, është mungesë totale përgjegjësie dhe njerëzie. Po luani me ndjenjat, me familjen dhe me dinjitetin e dikujt… aq më pak të përfshini një fëmijë 1 vjeç në këto gënjeshtra për klikime.”

Duke i dhënë fund heshtjes, Mevlani i ka bërë thirrje kujtdo që ka shpërndarë këtë dezinformatë t’i fshijë menjëherë, duke theksuar se nëse kjo situatë vazhdon, ai do t’i drejtohet rrugëve ligjore.

“E them shumë qartë: Ndaloni menjëherë këto lajme të rreme dhe hiqini kudo ku i keni publikuar. Mos e përfshini më kurrë fëmijën tim në asnjë histori të shpikur. Nëse vazhdon, do përballemi ndryshe. Mjaft është mjaft,” ka përfunduar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles