Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në “Ferma VIP”, fermerja Fabiola Elezaj përdori një fjalor të papërshtatshëm dhe fyes në drejtim të DJ Bujakes.
Përballë kësaj situate, Agai ndërhyri menjëherë. Duke dënuar ashpër përdorimin e këtij fjalori denigrues brenda formatit, ai mori një vendim të rëndësishëm për fatin e Fabiolës në lojë.
Si pasojë e fjalëve të përdorura nga ajo, produksioni anuloi televotimin aktual dhe hapi një televotim të jashtëzakonshëm, i cili do të qëndrojë i hapur deri në spektaklin e kësaj të premteje.
Tashmë, fjala e fundit i kalon publikut.
Përmes votave, ndjekësit do të vendosin nëse Fabiolës do t’i jepet një shans i dytë për të vazhduar rrugëtimin, apo nëse ky televotim do të sjellë skualifikimin e saj të menjëhershëm nga ferma.




