Tuesday, May 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Elijona dhe Klodi kapen “mat” në Tiranë, a është çifti në një marrëdhënie

Elijona dhe Klodi janë parë së fundmi në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrugët e kryeqytetit. Daljet e tyre të përbashkëta, dy muaj pas përfundimit të rrugëtimit në formatin televiziv, kanë rindezur thashethemet në mediat rozë për një lidhje të mundshme mes tyre.

Spekulimet e publikut e kanë zanafillën që nga koha e qëndrimit të tyre brenda shtëpisë, ku Elijona kishte shprehur hapur një pëlqim ndaj tij. Këto zëra janë përforcuar edhe më tej pas një zhvillimi të fundit në jetën personale të Klodit, i cili konfirmoi publikisht përfundimin e marrëdhënies me partneren e tij të mëparshme pas daljes nga programi.

Pavarësisht afrimitetit të shfaqur dhe kohës që kalojnë bashkë, asnjëri prej protagonistëve nuk ka bërë ende një reagim zyrtar për të konfirmuar ose mohuar nëse raporti i tyre ka kaluar kufijtë e miqësisë. Për momentin, natyra e marrëdhënies së tyre mbetet në kuadrin e aludimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles