Friday, May 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari prindër për herë të parë, vjen në jetë djali i tyre

Lori Hoxha dhe partneri i saj, Vis Bajraktari, janë bërë prindër për herë të parë. Lori ka sjellë në jetë një djalë, shkruan Anabel.

Si gjithmonë, Lori ka zgjedhur ta mbajë këtë moment të rëndësishëm larg vëmendjes publike, zgjedhje që e ka karakterizuar gjithmonë në raport me jetën personale.

Megjithatë, prej muajsh nuk kishin munguar aludimet. Në mars të këtij viti, një foto e publikuar me motrën e saj, Sara Hoxha, tërhoqi vëmendjen e ndjekësve. Edhe pse e veshur me rroba të gjera dhe në ngjyra të errëta, një detaj i vogël u bë menjëherë pjesë e diskutimit: shishja e ujit që mbante në dorë dukej sikur “pengohej” nga një bark i rrumbullakosur.

Ekskluzive: Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari, prindër për herë

Dyshimet u shtuan edhe më shumë nga fakti që, në disa versione të fotos me ndriçim më të lartë, forma e barkut dukej më e theksuar.

Në dhjetor 2025, Lori u shfaq për herë të parë publikisht me bashkëshortin, pas lajmeve për martesën e tyre e cila u zhvillua në një ceremoni të fshehtë dhe larg mediave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles