Moda këtë sezon po merr frymë nga kombinime të guximshme dhe duket se ajo që pamë këtë vit te fytyra e re e panaritit të Beauty Fair Albania, i cili do të mbahet përgjatë datave 8-9-10 maj, nuk ishte rastësi.Modelja e këtij viti Alesia Noka, erdhi me këmishën saten në të verdhë të fortë të kombinuara me detaje tantelle rozë, një miks që po shihet gjithnjë e më shumë edhe jashtë.
Së fundmi, edhe Hailey është shfaqur në të njëjtin drejtim estetik: linja të pastra, ngjyra të forta dhe tantella si element kryesor. Nuk po themi që dikush po kopjon dikë, por kur trendi është i qartë, të gjithë ecin në të njëjtin ritëm.

Tantella këtë sezon është kthyer në një element kyç. Nuk përdoret më thjesht si detaj i vogël, por si pjesë që bie në sy, nga dekoltetë te prerjet e fustaneve.
Sa për ngjyrat, minimalizmi ka bërë një hap pas. E verdha, roza dhe tonet e forta janë në qendër, duke sjellë një energji më të freskët dhe më lozonjare në look-et e sezonit.
Me pak fjalë, trendi është i qartë: më shumë ngjyrë, më shumë tantellë dhe më shumë guxim në kombinime.




