Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Janë shumë të djallëzuar”, Ermiona Lekbello flet për herë të parë pasi u largua nga Ferma: Donin të më hiqnin qafe

Ferma VIP vijon të prodhojë dinamika dhe deklarata të forta, ndërsa këtë të premte gara humbi një tjetër konkurrente. Ermiona Lekbello u largua nga formati, duke reaguar menjëherë nga studio pas eliminimit të saj.

Në deklaratën e parë publike, Lekbello la të kuptohet se largimi i saj nuk ishte thjesht rezultat i lojës, por edhe i ndikimeve të brendshme nga konkurrentët e tjerë. Ajo foli hapur, duke përmendur disa prej banorëve dhe duke i cilësuar sjelljet e tyre si të qëllimshme dhe strategjike.

“Kishte njerëz që donin të më hiqnin qafe. Janë shumë të djallëzuar. Vanesa me lot krokodili, Indri që futi dy femra në mes dhe tha më falni, Iliri që bën lojën që do t’i ngatërroj. Shpresoj mos jenë djaj. Bora që ndenjti deri në mëngjes dhe na tregoj përralla. Vajza ime është 27-vjeçe dhe më duket dede përpara atyre 26-vjeçareve atje, sepse nuk ka djallëzi. Këto janë edhe jashtë kështu”, u shpreh ajo.

Me daljen e saj, pritet që dinamika në “Ferma VIP” të marrë një tjetër drejtim, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojnë këto deklarata në marrëdhëniet mes banorëve në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles