Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Kam ardhur të të marr në shtëpi, nuk po respekton parimet

Marrëdhënia dhe afrimiteti i Adionit me Fabjolën ka shkaktuar shqetësim te familjarët e kësaj të fundit.

Vëllai i Fabjolës, Fabjoni, hyri në fermë dhe i kërkoi asaj të largohej nga Ferma VIP, duke mbajtur një qëndrim të qartë kundër lidhjes së saj me Adionin.

“A e di se ku je? E di kush jam? Çohu, fol, mos na i bëj më të vështirë. Kisha menduar të bëja një surprizë shumë të bukur, ashtu siç e meritoje para se të hyje këtu, të përkrahnim si familje. Po s’më dhe kohë, Ola, çfarë ndodhi? Mama nuk është mirë. Ti e di, Ola. Ti e di gjendjen e saj. Babi nuk është mirë. Çfarë ndodhi? Kush ishte kushti, kush ishte qëllimi? Kush do të ishte Ola? S’po të njohim më. Të ka ikur shkëlqimi i fytyrës. Të kanë ikur më batutat. S’po të njohim më. Nuk je më Ola. Kushti ishte të hyje Fabjola, të dilje Fabjola. Nuk jemi kundër dashurisë, por jo në këto kushte, në këtë mënyrë, në këto rrethana, jo pa respekt ndaj vetes. Qëllimi im i ardhjes sot këtu është për të të marrë, për të të çuar pranë njerëzve që të duan. Nuk po i respekton parimet. Çfarë do të bëhesh, pjesë e trekëndëshave? Po influencohesh shumë kollaj. Çfarë po jep, çfarë po merr”, i tha i vëllai Fabjolës.

“Më fal! E humba. Më fal, ma bëj hallall. Nuk jam gati të vij në shtëpi”, tha mes lotësh Fabjola.

Moderatorja Arbana Osmani e pyeti vëllanë e Fabjolës nëse dëshironte që t’a takonte Adionin, dhe ai refuzoi.

“Nuk dua të flas me Adionin. S’e kam personale, ai të zgjidhë gjërat e veta jashtë e këtu”, tha Fabjani.

Fabjola vendosi të vazhdojë rrugëtimin e saj në Ferma VIP, duke pranuar të shkëpusë marrdhënien me Adionin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles