Monday, April 20, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Selin vjen me reagimin e parë pas fitores së Big Brother Vip Albania: 120 ditët e mia…

Selin, vajza me ëndrra të mëdha arriti që të triumfonte! Për familjen, ribashkimin e saj dhe dashurinë, Selin, vogëlushja e cila u rrit në skenën e TKOB-së, mbrëmjen e së shtunës ngriti kupën si fituesja e edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania.

Përpos shumës monetare, ajo mori dashurinë e mbështetësve, por dhe dashurinë e jetës së saj, Gimbon. E teksa ende është nën emocionet e forta së fitores, Selin ka ardhur me një postim falenderimi dhe ku ka përmbledhur të gjitha ndjenjat e saj në pak fjalë.

“Ky i sotmi është një falënderim special. Një falënderim zemre për të gjithë ata njerëz që më 19 dhjetor e njihnin shumë pak Selinin, e më 18 prill u dashuruan, u apasionuan dhe u bënë familja ime e dytë”, shkruan Selin teksa falenderon kështu një për një të gjithë shqiptarët, organizatorët e Big Brother Vip dhe familjen.

“120 ditët e Selin…

Nuk është një postim i rëndomtë Instagrami, por një mijë emocione të mbledhura në pak fjalë mirënjohëse.

Një rrugëtim sfidues, emocionues, një përballje jo vetëm me njerëz me të cilët ndava një shtëpi, por mbi të gjitha një përballje me veten time ..

me atë Selinin e vërtetë që qëndroi e tillë 120 ditë, 24/7.

Ky i sotmi është një falënderim special. Një falënderim zemre për të gjithë ata njerëz që më 19 dhjetor e njihnin shumë pak Selinin, e më 18 prill u dashuruan, u apasionuan dhe u bënë familja ime e dytë.

Publiku im, dashamirësit e mi, mbështetësit e mi pa ju, rrugëtimi im nuk do të kishte shpirt, nuk do të kishte dritë, nuk do të kishte kuptim. Nuk matet rruga me hapat qe hedh por me zemrat që prek ..

Udhëtimi im nuk ishte drejt finales, por drejt vetes, dhe ju ishit drita ime në çdo hap”,shkruan balerina ndër të tjrea, ndërkohë që në një postim tjetër ka treguar se dashuria e saj dhe Gimbos do të vijojë edhe jashtë shtëpisë më të famshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles