Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Pas kërcënimeve të Rogertit, reagon familja e Mateos: Pas të shtunës…

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” kanë arritur në një nivel alarmant, duke i kaluar kufijtë e një debati televiziv dhe duke degraduar në kërcënime të hapura për përballje fizike jashtë formatit.

Rogerti ka përdorur një gjuhë mjaft agresive, duke i përmendur Mateos vendin e tij të punës dhe rrethin shoqëror:
“Për këtë kryq, kam me ardh me racën time te palestra, i bëj thirrje shokëve të tu të jenë gati kur të vij unë”, – është shprehur ai, një deklaratë që ka shokuar opinionin publik.

Pas këtij presioni dhe fjalori të paprecedentë në këtë fazë finale të lojës, ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga familja e Mateos.

Përmes një deklarate të fortë të publikuar në rrjetet sociale, ata e kanë cilësuar sjelljen e Rogertit si një tregues të qartë dobësie dhe pasigurie.

Në reagimin e tyre thuhet se kalimi nga fjalët në tentativa presioni tregon nivelin e ulët ku ka rënë situata, duke shtuar se përmendja e palestrës nuk është më thjesht një lojë:

“Kur dikush ka nevojë të vijë ‘me fis’ apo të të thotë ‘mblidhi shokët’, në fakt po pranon që vetëm nuk vlen mjaftueshëm. Kjo është pasiguri që përpiqet të duket si forcë… Mateo nuk ka nevojë të mbledhë askënd, sepse shokët janë për situata dhe njerëz më të rëndësishëm se ti. Sepse kur je i qetë, i sigurt dhe me karakter, nuk kërkon turmë për të bërë zhurmë.”

Reagimi nga të afërmit e Mateos mbyllet me një ironi “therëse” që i vë pikën gjithë këtij debati, duke lënë të kuptohet se Rogerti as që do të ketë mundësi t’i afrohet atij pas mbarimit të “Big Brother”:

“Nga autostrada mund të shikosh palestrën, shokët edhe Mateon pas të shtunës.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles