Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Krishti u Ngjall”, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën në mbarë vendin

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë sot festën e shenjtë të Pashkëve. Me lutje për paqe, dashuri dhe mirësi, ata morën pjesë në meshën e Ngjalljes së Krishtit, e cila u mbajt në mbrëmje në kisha dhe katedrale në të gjithë vendin. Ngjallja e Krishtit këtë vit kulmoi në mesnatën mes 11 dhe 12 prillit.

Në kryeqytet, mesha e shenjtë u kremtua në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, nën drejtimin e Kryepeshkopit Joan. Mijëra besimtarë u mblodhën për të ndjekur ceremoninë, duke ndezur qirinj dhe duke përcjellë mesazhe shprese, paqeje dhe besimi.

Atmosfera u karakterizua nga lutjet dhe ritualet tradicionale, ndërsa tingujt e kambanave shpallën Ngjalljen.

“Krishti u Ngjall”, besimtarët ortodoksë kremtojnë

Pas përfundimit të meshës, besimtarët u larguan me qirinj të ndezur në duar, simbol i dritës dhe shpresës, të cilën e çojnë në familjet e tyre si shenjë bekimi dhe begatie.

Pashka ortodokse kremtohet të dielën e parë pas ekuinoksit të pranverës ose pas hënës së parë të plotë të kësaj periudhe. Sipas traditës biblike, kjo festë simbolizon kalimin nga vdekja në jetë nga e Premtja e Madhe, kur kryqëzohet Jezu Krishti në të dielën e Pashkëve kur ai ngjallet.

“Krishti u Ngjall”, besimtarët ortodoksë kremtojnë

Urimi “Krishti u Ngjall!” jehon mes besimtarëve, të cilët, sipas traditës, çukisin vezët e kuqe simbol i gjakut të Krishtit dhe i fitores së jetës mbi vdekjen. Vezët përfaqësojnë gjithashtu lindjen e jetës së re, ndërsa drita e Pashkës simbolizon ndriçimin që buron nga Ngjallja.

Sipas traditës, besimtarët marrin dritën e shenjtë nga kisha dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë shenjën e kryqit në prag dhe duke e ruajtur atë si simbol të bekimit dhe mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles