Ardit Gjebrea ka një thirrje për artistët që provojnë të blejnë shikueshmërinë në “Kënga Magjike 2022”

0
182

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ardit Gjebrea ka bërë thirrje për të gjithë këngëtarët pjesëmarrës të “Kënga Magjike” të cilët mund të kenë tentuar të blejnë klikime.

“Një nga problemet e publikimit të këngëve në YouTube, janë edhe klikimet e blera.

Sipas një kontrate të produksionit të Kënga Magjike me artistët pjesëmarrës, janë vetë artistët të cilët publikojnë në kanalet e tyre këngët në YouTube, sipas marrëveshjeve të ndryshme me botuesit që ata preferojnë.

Ka 2 kategori artistësh:

Të parët janë ata të cilët janë në dijeni të klikimeve të blera dhe në bashkëpunim me publikuesit e tyre blejnë klikime.

Të dytët janë ata të cilët paguajnë parà tek publikuesit për promocion të këngës dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por publikuesit i bien shkurt, në vend të një strategjie investuese promovimi, i blejnë klikimet (sepse kushtojnë më pak dhe janë më rentabël se sa një fushatë promovimi) Dhe artistët nuk dinë gjë, por njollosen.

Me këtë status, do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe “fansat” nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare)

Ky postim është edhe për të lajmëruar çdo artist që pas këtij momenti, nëse do të ketë klikime të blera, do të njoftohet Juria e Festivalit dhe sigurisht do merren masa!”, ka shkruar ai.

Gjebrea ka theksuar se do të merren masa për këdo që tenton të kryejë ndërhyrje të tilla duke falsifikuar suksesin e projekteve të sjellë./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here