Sunday, June 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ilir Shaqiri i bashkohet Ferma VIP 3, reagimi i Einxhel Shkirës merr vëmendje

Ashtu siç ishte përfolur gjerësisht gjatë orëve të fundit, Ilir Shaqiri ka bërë hyrjen e tij të bujshme në spektaklin “Ferma VIP 3”.

Por ardhja e fituesit të edicionit të parë të “Big Brother VIP” nuk ka surprizuar vetëm banorët e fermës, por edhe vetë panelin e opinionistëve, e në veçanti Einxhel Shkirën.

Në momentin që balerini u shfaq në ekran, reagimi i Einxhel mori menjëherë vëmendjen e publikut. Opinionistja, e cila ka pasur një histori debatesh dhe rivaliteti të fortë me Ilirin gjatë bashkëjetesës së tyre në “BBVA 1”, mbeti e habitur për disa momente, duke mos e fshehur dot shokun e saj live në emision.

Për të ndezur edhe më shumë situatën, moderatorja Arbana Osmani iu drejtua drejtpërdrejt me një pyetje ngacmuese: “Nuk e di sa e bukur do të jetë kjo hyrje për Einxhel Shkirën?”

Përgjigjja e Einxhel ishte e menjëhershme dhe zbuloi një prapaskenë interesante, duke treguar se ajo kishte qenë plotësisht e painformuar për këtë lëvizje të produksionit:

“Për mua që e mora vesh para 5 minutash? Unë e pashë në publicitet dhe kisha menduar që, duke qenë se jam këtu e shtëpisë, duhet ta dija,” u shpreh ajo, pa e fshehur një dozë pakënaqësie.

Më tej, ajo theksoi faktin që ishte e vetmja e lënë jashtë këtij sekreti: “Nuk e dija që dy kolegët e mi e dinin…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles