Sunday, June 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Çdo vit një kolege e re, por ja kë zgjedh Arbër Hajdari për karrigen e opinionistes

Arbër Hajdari ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur ndër të tjera edhe për eksperiencën e tij si opinionist në “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë intervistës, ai është ndalur te dinamika e bashkëpunimit me opinionistet ndër vite, duke u përballur me një pyetje direkte: kë do të zgjidhte mes kolegeve që ka pasur në krah përgjatë edicioneve të ndryshme të spektaklit.

Pa hezitim, Hajdari ka veçuar Monika Kryemadhin, duke dhënë edhe arsyet që e çojnë drejt kësaj zgjedhjeje.

Sipas tij, një nga cilësitë më të spikatura të Kryemadhit është natyra e saj e drejtpërdrejtë dhe mungesa e kompleksit në shprehjen e mendimeve.

“Monikën e zgjedh sepse nuk ka komplekse dhe thotë gjithmonë atë që mendon. Nuk kemi pasur debate që kanë zgjatur”, është shprehur ai, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi mes tyre ka qenë i qetë dhe pa përplasje të forta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles