Modelja Xhensila Pere ka trazuar rrjetin me foton e fundit, ku shfaqet krah një mashkulli misterioz. Krahas imazhit, ajo ka shkruar thjesht: “I love u”.
Por ajo që e bën edhe më interesante këtë postim është fakti që është publikuar më 1 prill ditën e gënjeshtrave. Kjo ka ngritur dyshime te ndjekësit: është një lidhje e vërtetë apo vetëm një shaka?
Për më tepër, disa kanë vënë re detaje që sugjerojnë se fotoja mund të jetë e krijuar me AI, duke shtuar edhe më shumë mister rreth situatës.
E vërtetë apo lojë? Xhensila di si të mbajë vëmendjen





