Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Selin sërish në qendër të vëmendjes, Landi Hysi hyn në BBVA dhe hedh kunja gjatë surprizës për Mirin: S’e kisha ditë që me ty do flija…

Një surprizë e papritur ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” për banorin Miri. Në shtëpi ka hyrë Landi Hysi, miku i tij i ngushtë, si dhe anëtari i i grupit të njohur muzikor “West Side Family”.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të sfidës së “mosreagimeve”, ku banorët duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos shfaqin asnjë emocion, pavarësisht situatave.

Në momentin e hyrjes së Landit, Miri arriti të qëndrojë i qetë dhe nuk reagoi, megjithatë ai u pa i përlotur.

Gjatë vizitës, Landi i përcolli disa mesazhe motivuese mikut të tij, duke e inkurajuar të mos dorëzohet dhe të vazhdojë përpara.

Nga ana tjetër, ai nuk la pa hedhur edhe disa kunja për Selin, duke kënduar këngën e komshies, të cilën e përshtatit në lidhje me krevatin.

“Xhike, jepi forcë, mos hiq dorë Xhik. Dy duar janë vetëm për një kokë. Fito, dhe vëtëm fito. Dhe mos harro, s’e kisha ditë që me ty do flija, ça tersi kam që të kam komshie. Shumë ters i madh. Gaz Xhike, mos i pëlqe asigjo asnjë çike,” shprehet Landi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles