Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

PAMJE SHQETËSUESE, Genardi publikon Sonidën nudo, rrjeti apel për institucionet

Një situatë e njëjtë me atë të regjistruar disa javë më parë është përsëritur në banesën e Genard dhe Sonida Hajdinit. Së fundmi, në rrjetet sociale janë publikuar pamje shqetësuese nga Genardi, i cili përveç deklaratave me një fjalor aspak adekuat ndaj figurave publike, ka postuar edhe motrën e tij, Sonidën, e cila shfaqet e zhveshur teksa qëndron e shtrirë në krevat.

Ngjarja vjen pas një episodi të ngjashëm të ndodhur në ditët e para të muajit shkurt, ku një video e shpërndarë nga Genard Hajdini, në të cilën motra e tij, Sonida, shihej thuajse gjysmë e zhveshur, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pamjet shokuan publikun duke nxitur reagime të menjëhershme nga autoritetet. Kreu i Njësisë Administrative nr.2, Florian Pullazi, ku dhe banon familja Hajdini, u angazhua personalisht në menaxhimin e kësaj ngjarje. I shoqëruar nga ekipet e emergjencës dhe nga efektivët e Policisë së Shtetit ai shkoi menjëherë në banesën ku jetojnë vëlla dhe motër dhe kryen vlerësimet e nevojshme.

Të dy, si Genardi po ashtu dhe Sonida, u dërguan për trajtim të specializuar mjekësor, ndërkohë që video u fshi menjëherë nga rrjetet sociale. Pas rreth 20 ditësh trajtim, ata u rikthyen në banesën e tyre, ndërkohë që fatkeqësisht e njëjta situatë është përsëritur sërish.

Rikthimi i këtij skandali ka ngritur sërish shqetësimin për sigurinë dhe mirëqenien e Sonidës, duke u bërë thirrje institucioneve për ndërhyrje për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles