Saturday, September 19, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Artan Kola bën deklaratën e papritur: Refuzova të dëmtoja Mateon me çaj të nxehtë, prandaj më eliminuan

Një deklaratë e fortë që mban emrin e ish-banorit të “Big Brother VIP”, Artan Kola, ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke ngritur hije dyshimi mbi arsyet e vërteta të eliminimit të tij nga gara.

Ky reagim i gjatë është bërë fillimisht publik nga ish-konkurrenti i “Ferma VIP”, Endrit Kuçi. Ai ka shpërndarë imazhin me tekstin e detajuar, duke pretenduar se këto janë fjalët e sakta të thëna nga vetë Artani.

Në shkrimin e publikuar, ngrihet pretendimi se dalja e tij ka qenë e padrejtë, ndërsa zbulon biseda të supozuara me stafin e formatit përpara mbrëmjes së spektaklit.

“E di që dalja ime ishte e padrejtë. Madje, edhe vetë produksioni më kishte thënë para Prime-it se nuk isha i rrezikuar dhe se nuk duhej të shqetësohesha, sepse sipas tyre, Nikol ishte ajo që do të largohej,” lexohet në deklaratë.

Sipas tekstit të shpërndarë nga Kuçi, gjërat morën një kthesë tjetër kur Artanit iu kërkua të përfshihej në një incident të rrezikshëm fizik për të dëmtuar Mateon, një kërkesë të cilën ai thotë se e refuzoi kategorikisht.

Lidhur me këtë episod, ai thekson saktësisht:
“Por gjithçka ndryshoi në momentin kur unë nuk pranova të bëhem pjesë e lojës së Rogertit dhe Mirit, që çaji i nxehtë t’i derdhej Mateos, me qëllim që ai të eliminohej nga gara për arsye shëndetësore.”

Akuza më e rëndë në këtë mesazh shkon drejtpërdrejt ndaj produksionit, të cilin deklarata e bën përgjegjës dhe bashkëpunëtor në këtë plan të pretenduar, për të fshehur ngjarjen prapa një “rastësie”.

“Ajo që është edhe më e rëndë, është se produksioni ishte në dijeni të kësaj dhe ishte pro këtij veprimi, por donte që gjithçka të dukej si rastësi dhe jo si diçka e planifikuar. Ndërsa rrezikun dhe pasojat duhej t’i mbaja unë,” mbyllet deklarata që mban firmën Artan Kola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles