Thashethemet për një romancë të mundshme mes Xhodit dhe Kristit kanë qarkulluar prej kohësh në botën e medias rozë. Edhe pse dyshja nuk e ka pranuar ende publikisht dhe zyrtarisht lidhjen e tyre, postimet e fundit në rrjetet sociale duket se e kanë konfirmuar më mirë se çdo fjalë.
Gjatë këtyre ditëve, si Xhodi ashtu edhe Kristi kanë qenë mjaft aktivë në Instagram, duke ndarë me ndjekësit foto nga pushimet e tyre. Por ajo që u ka rënë menjëherë në sy fansave është një detaj mjaft domethënës: të dy kanë postuar fotografi të shkrepura pikërisht nga i njëjti vend – një stol druri me një pamje piktoreske në sfond.
Kjo “koincidencë” nuk i ka shpëtuar syrit të publikut, duke nxitur edhe më shumë spekulimet se dyshja po shijon pushimet së bashku në të njëjtin destinacion. Ndonëse janë përpjekur të jenë diskretë, duke mos u shfaqur në të njëjtën foto, ky detaj i vogël, por mjaft i fortë, duket se ka “tradhtuar” sekretin e tyre.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse dhe kur Xhodi dhe Kristi do të vendosin të dalin hapur dhe të zyrtarizojnë lidhjen e tyre para publikut.





