Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Ka vdekur Rozana Radi!” Pas lajmeve reagon këngëtarja: Nuk e do si iu mban kjo tokë

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm i pavërtetë që pretendonte se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën. Postimi, i modifikuar për t’u dukur si një njoftim nga një faqe e njohur, shkaktoi konfuzion dhe shqetësim të menjëhershëm te ndjekësit e saj dhe publiku.

Përballë kësaj situate, Rozana reagoi shpejt përmes llogarisë së saj në Instagram, duke përgënjeshtruar lajmin.

Ajo publikoi pamjet e postimit të rremë në “InstaStory” pak orë më parë dhe u shpreh me ironi për veprimet e portaleve online, duke vënë në dukje gjithashtu se disa faqe janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për klikime.

Këngëtarja gjithashtu u ndal tek pasojat reale që lajmet e tilla mund të kenë për të afërmit dhe familjarët e saj. “Imagjino të isha diku ku të mos kisha valë. Do ishin çmendur familjarët. Nuk e di si ju mban toka,” shkroi ajo, duke reflektuar shqetësimin e madh që lajmet e rreme mund të shkaktojnë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles