Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi. Një nga formatet më të ndjekura dhe më të komentuar nga publiku shqiptar, “Ferma VIP”, do të rikthehet shumë shpejt në ekran me një sezon të ri.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e formatit në Instagram, e cila ka publikuar një video të shkurtër promovuese, duke zbuluar edhe datën e shumëpritur të nisjes së spektaklit. Sipas njoftimit, edicioni i ri i “Ferma VIP” do të startojë më 27 mars, duke sjellë sërish në qendër të vëmendjes një eksperiencë krejtësisht ndryshe për personazhet e njohur.





