Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Filmi më i mirë i shkurtër”, aktorja shqiptare merr çmimin Oscar

Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People Exchanging Saliva”, u ngjit në skenën prestigjioze të ceremonisë “Oscar”, për ta marrë çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër”.

Regjisorët e filmit nën emocione të mëdha përmendën dhe prejardhjen nga Kosova të njërës prej protagonisteve në film, Bajramit, duke shtuar se është një projekt i punuar nga një ekip i përbërë kryesisht nga gratë.

Në këtë film, Bajrami interpreton një personazh në një histori të vendosur në një Paris të pazakontë, ku puthjet janë të ndaluara me ligj.

Rrëfimi paraqet një realitet absurd dhe të ftohtë, ku personazhet përballen me rregulla të çuditshme dhe kufizime të pazakonta.

Fitorja e këtij çmimi e vendos edhe emrin e Bajramit, në skenën më të madhe të kinematografisë botërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles