Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Gimbon e shoh si djalin tim”, babai i Selinës jep “miratimin” për martesën

Babai i Selinës ka komentuar marrëdhënien e vajzës së tij me Gimbon, si edhe largimin e Gretës nga shtëpia e Big Brother VIP.

Sa i përket Gimbos, ai u shpreh se e sheh njësoj si djalin e tij, për aq kohë sa qëndron në krah të Selinës.

Ai theksoi se do ta mbështesë atë njësoj siç do të mbështeste fëmijët e tij dhe u bëri thirrje edhe familjarëve të Gimbos, por edhe publikut që ta përkrahin atë.

“Gimbon e shoh pa hequr një presje, njësoj si djalin tim, për aq kohë sa do jetë në krahë të vajzës sime. Do bëj të njëjtën gjë që mund të bëjë një prind për vajzën, djalin dhe në këtë rast për Gimbon. Unë do i mbështes dhe i kërkoj familjes së Gimbos të mbështesë djalin e tyre dhe publikut, Kosovës për ta mbështetur në këtë televotim të vështirë. Nëse loja është e sinqertë, Gimbo do vazhdojë të jetojë me vajzën time aty brenda. Gimbon e dua shumë”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles