Babai i Selin, Toni Bollati, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Fan Club”, ka folur edhe për Rogertin.
Ai u shpreh se as ai dhe as bashkëshortja e tij nuk e njohin Rogertin jashtë shtëpisë dhe se nuk kishin dëgjuar më parë për të.
Gjithashtu, ai i është drejtuar edhe babait të Rogertit, duke theksuar se ofendimi i një vajze nuk prek vetëm atë, por edhe familjen e saj.
“Unë familjen e Rogertit nuk e njoh dhe as kam dëgjuar ndonjëherë për të. As e kam ditur për llojin e ekzistencës së atij njeriu. Unë nuk besoj se do ta takoj Rogertin, por nëpërmjet jush i çoi fjalë babait të Rogertit. Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen, babain, xhaxhain, vëllain e të gjithë me radhë. Në këto raste si zgjidhen? Me Kanun…” u shpreh Toni Bollati.





