Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Çfarë ndodhi? Benita “zhduket” nga rrjetet sociale

Një situatë e papritur ka shqetësuar ndjekësit e Benita Zenës, ish-banores së Big Brother VIP Kosova, pas zhdukjes së papritur të përmbajtjes së profilit të saj zyrtar në Instagram.

Së fundmi fansat që kanë tentuar të vizitojnë llogarinë e saj janë përballur me mesazhet “User not found” dhe “No posts yet”, duke ngjallur dyshime të forta mbi statusin e faqes së saj.

Ngjarja ka ndezur menjëherë spekulime se bukuroshja mund të ketë rënë pre e një sulmi kibernetik, ku persona të paautorizuar mund të kenë marrë aksesin e saj në Instagram. Ndërkohë, ndjekësit e saj, të cilët e ndiqnin përmes mijëra postimeve dhe storieve, janë shprehur të shqetësuar dhe të hutuar për këtë situatë të papritur.

Deri më tani Benita Zena nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar përmes kanaleve të tjera sociale apo mediave, për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një hakim të vërtetë, për një problem teknik të platformës, apo për një vendim të vetëdijshëm për të fshirë përmbajtjen e profilit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles