Një incident ka ndodhur pasditën e sotme mes gazetarit sportiv Rogert Sterkaj dhe këngëtarit Kristit Lamaj në “Big Brother VIP Albania 5”.
Pas provokimeve për të disatat herë të Rogertit, Kristi nuk ka duruar më dhe i ka hedhur ujë në fytyrë.
Është dashur ndërhyrja e banorëve të tjera për të qetësuar “gjakrat” mes dy banorëve, ndërsa Rogerti është ankuar se i është futur uji në vesh.
Nuk dihet nëse “Vëllai i Madh” do të marrë masa ndaj Kristit për këtë incident.



