Friday, May 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Roza Lati rrëfen dëshirën për të pasur fëmijë: Lutem për një bebe

Rita dhe Roza Lati ishin së fundmi të ftuara në emisionin “Me prit të dielën”, ku folën hapur për marrëdhënien e tyre si nënë e bijë.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte jeta personale e Rozës, një nga temat më të diskutuara në media.

Rita nuk e fshehu dëshirën e saj për t’u bërë gjyshe dhe zbuloi se ka ndërmarrë edhe hapa për realizimin e kësaj ëndrre, duke u interesuar për metodat moderne të pasurit një fëmijë.

Nga ana tjetër, Roza pranoi se dëshira për t’u bërë nënë është shumë e madhe dhe se është në lutje të vazhdueshme për këtë bekim.

“Edhe unë e dua një fëmijë, lutem për një bebe. Jam për një lindje natyrale, që fëmija të ketë babain prezent, kjo është ajo që dua,” u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles