Këngëtarja Era Istrefi ndau me ndjekësit një moment të veçantë, duke zbuluar surprizën luksoze që i ka bërë nënës së saj. Era e quajti këtë dhuratë një përkushtim për “mbretëreshën” e saj, duke treguar dashurinë dhe respektin ndaj së ëmës.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkroi:
“Një dhuratë për mbretëreshën, mamin Stref”, krahas fotos ku shfaqet e përqafuar me të ëmën para makinës së re.
Ky moment emocionues tregon lidhjen e veçantë mes Erës dhe nënës së saj, duke rikujtuar edhe sukseset e këngëtares në karrierën muzikore. Era Istrefi është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar, me shumë hite që kanë shënuar skenën ndërkombëtare, përfshirë këngën e famshme “Bonbon”, e cila i hapi dyert e famës globale.





