Debati mes Mateos dhe Luizit ka marrë vëmendje brenda shtëpisë së Big Brother, pasi një koment ironik u interpretua nga publiku si një “thumb” i drejtpërdrejtë.
Gjatë bisedës, Mateo u shpreh se këtë vit Luizi nuk ka krijuar një histori dashurie brenda shtëpisë, duke e krahasuar me sezonet e mëparshme. Kjo deklaratë u prit me habi nga Luizi, i cili reagoi menjëherë duke thënë: “Kush e tha, ja ku jemi unë e Tani.”
Por tensioni u rrit kur Mateo shtoi me ironi: “Po sëmundje do shpikësh ndonjë tjetër?” – një frazë që ndezi diskutime si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale.
Luizi u përgjigj shkurt: “Po,” ndërsa Mateo e mbylli bisedën me: “Na thuaj të vijmë.”





