Saturday, May 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

PAMJET SHQETËSUESE/ Rrjeti apelon institucionet shtetërore të marrin në kujdes të menjëhershëm Sonidën!

Pamjet shqetësuese të publikuara nga Genardi, teksa e motra qëndron e shtrirë në krevat dhe është gjysmë e zhveshur, kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe personazhe të njohur po kërkojnë nga institucionet shtetërore reagim.

Sonida, e njohur gjithashtu në rrjetet sociale për shkak të vëllait të saj Genardit, ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike ndaj kërkohet dhe ndihmë e menjëhershme nga Shërbimi Social.

Qytetarë të shumtë dhe personazhe të njohur në internet, po bëjnë thirrje që institucionet shtetërore të marrin nën kujdes vëlla e motër, të cilët prej disa javësh janë në kushte të rënduara për shkak të humbjes së babait.

Genardi, ditët e fundit ka bërë thirrje edhe për ndihma ushqimore, pasi derisa i ati, Paqësori ishte gjallë, merrnin ushqime nga Kisha. Mirëpo, tani siç duket dhe nga pamjet, situata është tejet shqetësuese dhe reagimi duhet të jetë i menjëhershëm.

Beautyfairmagazine ka zgjedhur të mos i publikojë pamjet për shkak se janë shumë sensitive!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles