Sunday, May 10, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Ma përmendin Dubain”, Benita zbulon se kush financoi për dhëmbët e saj prej diamanti në vlerë 18 mijë euro

Gjatë spektaklit të së premtes në “Prime” të Big Brother VIP Kosova, banorja Benita Zena ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer për herë të parë disa nga sfidat personale që ka përjetuar për shkak të pamjes së saj.

Ajo ka treguar se ka qenë shpesh e paragjykuar për dhëmbët e saj, gjë që e ka motivuar të marrë një vendim drastik për të ndryshuar këtë pjesë të dukjes.
Benita ka vendosur të vendosë dhëmbë të diamantit, në vlerë rreth 18 mijë euro, të cilët i realizoi përmes një bashkëpunimi me kompani dentare, duke mos paguar paratë “cash”, por duke i reklamuar ato në media dhe rrjetet sociale.

“Jo Dubai, jo ç’Dubai. Ka pasur shumë dilema, por një herë e mirë dua ta sqaroj se ato para nuk kanë qenë cash, por kanë qenë në kuadër të bashkëpunimit”, ka thënë Benita, duke sqaruar kështu situatën që kishte ngjallur bujë të madhe në media.

Ajo ka folur gjithashtu edhe për paragjykimet që ka hasur si femër, duke mohuar stereotipet që mund të mendojnë se është e lehtë për t’u dashuruar. “Ka pasur paragjykime se jam femër e lehtë, që mund ta ketë çdo mashkull. Përkundrazi, unë jam shumë e vështirë për t’u dashuruar. Deri tash kam pasur vetëm një lidhje, një lidhje të gjatë pesëvjeçare, kështu që mos u bazoni te dukja ime”, ka shtuar ajo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles