Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Kush të traumatizoi, mami apo babi”, familjarët e Malit kërkesë zyrtare ndaj TCh pas sulmeve të Rogertit

Hyrja e Rogert Sterkaj brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 5” ka shkaktuar goxha situata tensionuese mes tij dhe konkurrentëve të tjerë.

Që ditën e parë që u bvë pjesë e këtij reality show, Rogerti nuk i kurseu ironimet me banorët, por ajo që ka bërë më së shumti xhiron e rrjetit, ka qenë komunikimi i Rogertit me Malin.

Pasi ky i fundit, gjatë lojës, ka rrëfyer mbi jetën e tij personale, duke zbuluar se momentalisht nuk ruan një marrëdhënie dhe aq të mirë me babain e tij, Rogerti jo pak herë e ka ngacmuar duke e pyetur nëse Malin e ka lënë me trauma, mamaja apo babai i tij.

Përveç cekjes së familjes së Malit, Rogerti nuk i ka kursyer atij as komentet irrituese si:Ti nuk je shqiptar, nuk ke gjak shqiptari.

Edhe pse ironitë dhe provokimet e Rogertit mund të jenë bërë në kuadër të lojës, familja e Malit ka reaguar në rrjete sociale duke kërkuar reagimin e menjëëhershëm të produksionit për sjelljen e banorit ndaj djalit të tyre.

Çdo moment që Rogerti ka provokuar Malin, ata e kanë cilësuar të pahijshëm dhe gjuhë denigruese.

Reagimi i plotë i familjarëve të Malit:

Të nderuar Reagojmë me shqetësim të thellë ndaj gjuhës fyese, denigruese dhe bullizimit ndaj Mal Retkoceri nga Rogert Sterkaj në BBV.

Sulmi ndaj familjes, traumave personale dhe identitetit nuk janë debat, as lojë, por janë dhunë psikologjike dhe bullizim i pastër.

Ne si familje e Mal Retkocerit kërkojmë që të respekohet dinjiteti njerëzor dhe i bëjmë thirrje produksionit që të marrë me përgjegjësi të plotë detyrimet për të siguruar një ambient pa dhunë fizike, psikike dhe bullizuese dhe të veprojë me përjashtimin e Rogertit për veprimet e tij që shkaktojnë dhunë psikologjike dhe bullizim dhe që këto veprime prekin integritetin familjar dhe personal dhe janë të patolerueshme.

Veprimet e Rogertit të cilat i ka ndërmarrë me datë 25.01.2026 janë dhunë, nuk janë lojë, nuk janë debate, prandaj heshtja përballë dhunës e normalizon atë që padyshim është në kundërshtim të plotë me normat shoqërore.

Andaj bazuar në sjelljet dhe veprimet e Rogert Sterkaj kërkojmë që i njëjti të përjashtohet për shkak të sjelljeve denigruese, fyese dhe bullizuese të tij ndaj Mal Retkocerit.

Me respekt, familja e Mal Retkocerit.

“Kush të traumatizoi, mami apo babi”, familjarët e Malit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles