Një debat mes banorëve të Big Brother VIP Albania ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, pas një deklarate të konsideruar të papërshtatshme nga Kejisi, drejtuar Stenaldos.
Gjatë përplasjes verbale, Kejisi dëgjohet t’i drejtohet Stenaldos me fjalët:
“A t’u ngrit kur hyri Baby G? A pate ereksion?”, deklaratë që u cilësua si e turpshme nga banorët e tjerë të pranishëm.
Në debat ndërhyri edhe Mateo, i cili reagoi ashpër duke thënë:
“Sa i turpshëm që je. Sa i fëlliqur”.
Nga ana tjetër, Stenaldo iu përgjigj Kejisit me fjalët:
“Zarf i zi. Ec, o palaço”, ndërsa Kejisi vijoi me deklaratat e tij edhe më tej.
Ngjarja ka ndezur diskutime të shumta mes publikut, duke ngritur sërish debate mbi gjuhën dhe etikën e përdorur brenda shtëpisë së BBVIP Albania.




