Monday, May 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Luana Vjollca rrëfehet për revistën britanike: Po nis një udhëtim të ri! Thjesht prisni dhe shikoni

Luana Vjollca ka folur hapur për raportin e saj aktual me televizionin dhe për hapat që po mendon për të ardhmen, në një intervistë për revistën ndërkombëtare të modës L’Officiel UK.

 

Moderatorja tregon se sot ndodhet në një fazë më të pjekur të karrierës, ku zgjedhjet bëhen me kujdes dhe jo më nga nxitimi. “Televizioni do të jetë gjithmonë pjesë e imja, por tani jam shumë selektive,” shprehet ajo, duke theksuar se suksesin e ka arritur shumë herët dhe se kjo e ka bërë më të ndërgjegjshme për rëndësinë e hapit të radhës.

 

 

Luana pranon se nuk është e gatshme të pranojë çdo ofertë që i vjen, veçanërisht kur bëhet fjalë për projekte me premtime apo vizione të paqarta që nuk përputhen me parimet e saj. Megjithatë, ajo lë të kuptohet se një fazë e re është në horizont.

“Po nis një udhëtim të ri që do të më çojë në vende të reja,” thotë moderatorja, duke shtuar se beson plotësisht te ekipi me të cilin po punon për këtë hap të ri. Sipas saj, gjithçka është e mundur, mjafton koha e duhur.

Mesazhi i saj është i drejtpërdrejtë, nuk bëhet fjalë për një largim nga televizioni, por për një ripozicionim të menduar mirë. “Çdo gjë është e mundur,” përfundon Luana, “thjesht prisni dhe shikoni”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles