Në një kohë kur Limi ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, në rrjetet sociale janë publikuar pamje të një ngjarjeje të rëndë, ku ai shfaqet duke u dhunuar nga disa persona. Sqarojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur së fundmi, por vite më parë, ndërsa videoja është bërë publike për herë të parë sot.
Publikimi i këtyre pamjeve në këtë moment është i papranueshëm dhe thellësisht i dëmshëm. Shfrytëzimi i akteve të dhunës për klikime, vëmendje apo përfitime personale jo vetëm që cenon dinjitetin personit, por edhe normalizon dhe promovon dhunën në shoqëri.
E RËNDË! Pamjet ku rrihet Limi bëjnë namin në rrjet





