Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Mesazh i koduar nga tualetet e burrave? Fjolla Morina reagon për herë të parë pasi u largua nga Big Brother

Pas largimit të bujshëm dhe të papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, Fjolla Morina ka thyer heshtjen me një postim të parë në rrjetet sociale, i cili nuk ka kaluar pa u vënë re për natyrën e tij provokuese.

Këngëtarja ka publikuar një foto bardhë e zi në Instastory, ku shfaqet e veshur me kostum, duke qëndruar në këmbë përpara një pisuari në një tualet meshkujsh. Krahas kësaj pamjeje të pazakontë, ajo ka përcjellë mesazhin e saj të mirënjohjes për fansat.

“Ju dua ata që më mbështetën… Faleminderit,” shkruan Fjolla, duke iu drejtuar të gjithë atyre që e përkrahën gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në shtëpi.

 

Kujtojmë se Fjolla vendosi të ndërpresë rrugëtimin e saj vullnetarisht të hënën pas spektaklit Prime, duke u larguar nga gara për arsye personale vetëm pak javë pas hyrjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles