Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi dhe partnerja e tij, Marine Vinçeti kanë marrë dhuratën më të veçantë në këtë fillimviti, teksa kanë zbuluar se janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka njoftuar se në jetë ka ardhur vajza e tyre.
“Mirë se erdhe princesha jonë”, shkruhet në postim, por emri i vogëlushes nuk është zbuluar.
Në korrik të vitit që lamë pas, dyshja ndau lajmin e bukur se ishin në pritje të një vajze. “Të kemi pritur gjatë”, shkruan ata krah një videoje.




