Teksa Miri po përjeton një nga eksperiencat më të forta në “Big Brother VIP Albania”, mbështetja nga jashtë shtëpisë nuk ka munguar. Bashkëshortja e tij, Rabea Shahini, ka reaguar publikisht përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku shpreh hapur dashurinë dhe besimin e plotë ndaj partnerit të saj.
Ajo e cilëson Mirin si “më të fortin e Big Brother-it”, duke theksuar se ka besim absolut në çdo vendim që ai merr brenda shtëpisë. Rabea shprehet se xhelozia nuk ka vend në martesën e tyre, pasi besimi mes tyre është i palëkundur.
“Jam shumë e lumtur me ty”, shkruan ajo, duke treguar qartë se qëndrimi i Mirit në lojë gëzon mbështetje të plotë nga familja dhe veçanërisht nga bashkëshortja e tij.





