Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të hëne. Është ndarë nga jeta Enea Andrea, vëllai binjak i aktores së njohur Ema Andrea.
Sipas burimeve për mediat, ish-basketbollisti dhe gazetari sportiv ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak, teksa po stërvitej në palestër.
Gjatë karrierës së tij sportive, Enea Andrea ka qenë pjesë e ekipit të Dinamos, rreth viteve 2005. Pas përfundimit të aktivitetit si basketbollist, ai iu përkushtua gazetarisë sportive, duke komentuar kryesisht ndeshje basketbolli, përfshirë NBA-në dhe Euroligën.
Deri më tani, aktorja Ema Andrea nuk ka reaguar publikisht për këtë humbje të rëndë. Ndërkohë, ndarja e parakohshme nga jeta e Enea Andreas ka lënë në dhimbje të thellë familjarët, miqtë dhe kolegët e shumtë që ai pati gjatë jetës dhe karrierës së tij.




