Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Nuk lejohet! Pse Kristi po mban një orë floriri në dorë në shtëpinë e Big Brother

Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë qëndrimit të Kristit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Banori është parë duke mbajtur një orë në dorë, ndonëse dihet se në formate të tilla reality-show përdorimi i orës nuk lejohet, për të mos u dhënë banorëve orientim mbi kohën.

Sipas sqarimit të dhënë nga moderatori Ledion Liço, ora që mban Kristi është një dhuratë nga një prej sponsorëve të programit, e dhënë në kuadër të bashkëpunimit promocional me produksionin.

Megjithatë, Ledioni theksoi se këto orë nuk do të mbahen përgjithmonë nga banorët brenda shtëpisë. Ato do të dorzëzohen dhe do t’u rikthehen sërish banorëve vetëm pasi të lënë shtëpinë, duke respektuar kështu rregullat strikte të formatit.

Ky sqarim vjen për të shmangur çdo keqkuptim nga ana e publikut, ndërsa produksioni vijon të zbatojë me rigorozitet rregullat që garantojnë barazi dhe transparencë në lojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles