Thursday, May 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Dalin PAMJET, momenti kur i vjedhin makinën këngëtarit

Këngëtari i njohur, Adri Rogaqi, ka ndarë me ndjekësit një lajm mjaft shqetësues mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka rënë pre e një vjedhjeje, ku i është marrë vetura e tij e tipit Audi në rrethana mjaft të guximshme.

Sipas detajeve që ka ndarë vetë Adri, ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45 (referuar pamjeve të kamerave të sigurisë). Vjedhja ka ndodhur në fshatin Zhelinë, konkretisht në rrugën e vjetër, ku hajdutët kanë arritur të marrin mjetin dhe të largohen me shpejtësi në errësirë.

Përveç fotografive të makinës, Adri ka publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin e vjedhjes.

Pamjet i gjenu në Instagramin tonë KËTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles