Historia e dashurisë mes Patris Berishës dhe Santiana Malokut ka qenë padyshim një nga temat më të përfolura të vitit që po lëmë pas, në mediat rozë.
Ish-çifti u kthye në kryefjalë për shkak të romancës së tyre dinamike, e cila u shoqërua shpesh me ulje-ngritje, ndarje dhe ribashkime të papritura, duke mbajtur vazhdimisht në kureshtje ndjekësit e tyre të shumtë.
Megjithatë, duket se situata ka marrë një kthesë të re dhe mjaft interesante mbrëmjen e kaluar.
Dyshja janë parë së bashku në një nga restorantet e qytetit, ku në një video që po qarkullon në rrjet, ata duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Edhe pse në rrjete sociale ata ende nuk figurojnë në listën e ndjekësve (following) të njëri-tjetrit, videoja e shpërndarë ka nxitur dyshime të forta: A ka gjetur ish-çifti sërish rrugën drejt bashkimit, apo kemi të bëjmë thjesht me një “paqe” pas ndarjes?







