Një incident i tensionuar ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP, ku banori Iliri është përjashtuar nga gara pas një shpërthimi emocional ndaj Juxhinit.
Sipas pamjeve të transmetuara, situata agravoi pasi Juxhini po tallej me Ilirin, çka bëri që ky i fundit të humbiste kontrollin dhe të reagonte me tone të larta dhe fjalor të papërshtatshëm. Iliri shprehu indinjatën e tij duke theksuar moshën dhe mungesën e respektit që, sipas tij, po i tregohej.
Produksioni e konsideroi sjelljen si shkelje të rregullave të formatit dhe vendosi përjashtimin e menjëhershëm të Ilirit nga shtëpia. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë mes mbështetjes dhe kritikave ndaj reagimit të tij.





