Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Për ata që e humbën, ky është mesazhi që Elijona i dha Toneyt për babain e tij pasi u eliminua nga gara

Toney ka qenë i eliminuari i kësaj jave nga Big Brother VIP Kosova, pasi nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme nga publiku për të vazhduar më tej rrugëtimin e tij në garë.

Kështu, ai i dha fund përfundimisht aventurës së tij në shtëpinë më të famshme.

Gjatë momentit të përshëndetjes, banorët e shtëpisë dolën për ta përcjellë drejt derës së daljes, mes tyre ishte edhe Elijona. Ajo u ndal për ta përshëndetur Toney-n dhe gjithashtu i dërgoi përshëndetje të veçanta babait të tij.

“Toney, më vjen mirë që u njohëm. Të fala babit shumë, e shumë suksese”, i tha ajo, duke e përshëndetur me ngrohtësi.

Ky veprim vjen disa javë pasi babai i Toney-t kishte deklaruar publikisht se do t’i pëlqente që djali i tij të krijonte një lidhje me Elijonën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles