Sara Hoxha ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas disa komenteve fyese dhe denigruese që janë bërë ndaj saj. Përmes një postimi në Instagram Story, Sara ka publikuar komentet në fjalë, duke shprehur hapur zhgënjimin dhe lodhjen nga gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale.
Ajo shkruan se shpesh herë është gati t’i fshijë komentet dhe të largohet nga Instagrami, por ka vendosur t’i ndajë publikisht për të treguar se çfarë shkruhet realisht në komente. Sipas saj, është e turpshme të lexosh komente të tilla, veçanërisht nën video emocionale ku bëhet fjalë për ditëlindjen e një fëmije.
Sara Hoxha thekson se negativiteti dhe urrejtja që shpërndahet online kthehen te vetë personat që i shkruajnë, duke përfunduar reagimin e saj me mesazhin: “You get what you do”.





