Thursday, May 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për njëri-tjetrin, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

Në edicionin e sotem, afrimi mes Toneyt dhe Benitës zuri një hapësirë të rëndësishme në diskutimet e mbrëmjes, duke tërhequr vëmendjen e moderatorëve, banorëve dhe publikut. Prej disa ditësh, dyshja ka shfaqur një afërsi të dukshme, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre po kalon gradualisht nga miqësia drejt diçkaje më shumë.

Të ftuar të flasin hapur për statusin e marrëdhënies së tyre, Toney dhe Benita u vendosën përballë pyetjeve direkte nga moderatorët. Ndërsa pritej një përgjigje më e qartë dhe konvencionale, ishte Toney ai që befasoi të gjithë me një deklaratë të pazakontë, e cila shkaktoi reagime të menjëhershme në studio.

“Jemi betuar në Zot që kemi pëlqim për njëri-tjetrin, por jemi të hapur për t’i lënë edhe të tjerët të futen në mes,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se mes tij dhe Benitës ekziston një lidhje emocionale, por jo një marrëdhënie.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles