Modelja Serena Sula, e cila njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe deklaratat “pa dorashka”, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “She’s on Air” në Top Albania Radio, ku ka folur për klipet dhe projektet e saj të fundit.
Gjatë intervistës, moderatorët e emisionit e kanë ngacmuar lidhur me disa personazhe të njohur të ekranit.
Ndër të tjera, Serena ka treguar se para disa kohësh ka qenë në Prishtinë së bashku me aktorin Laert Vasili, duke shtuar me humor se “rruga është e gjatë për të mos bërë ndalesa”.
Por surprizat nuk mbaruan me kaq. Serena i habiti të gjithë kur deklaroi se është në pritje të ëmbël. E pyetur nëse babai i fëmijës është aktori i njohur, ajo u përgjigj shkurt: “Do të jetë surprizë.”





