Zyrtarisht kemi hyrë në dimër dhe mendimet tona po kthehen te ato veshjet që e dimë se do t’i veshim gjatë muajve të ftohtë, pavarësisht trendeve. Dhe asgjë nuk i përshtatet më shumë sesa një pulovër kashmiri.

Dhe ndërsa blerja e rrobave prej kashmiri mund të jetë një investim i vërtetë, kjo nuk do të thotë që duhet të shkoni përtej buxhetit tuaj për t’i shtuar pak luks gardërobës suaj.
Këtë vit opsionet janë të pafundme dhe ka një pulovër kashmiri për çdo stil dhe buxhet. Mendoni për ngjyra të theksuara, të bardha dimërore, silueta katrore dhe sigurisht, butësi dhe rehati të pafundme.
Më poshtë janë disa nga stilet më të bukura dhe ekonomike që mund të zgjidhni.















