Përmes një videoje në llogarinë e saj, Luana Vjollca ka zbuluar emrin e formatit që do të drejtojë nën logon e Tv Klan.
“Mezi po pres të ritakohem me ju o zemër luanat e mi! Coming Soon… Zemër Luana”, ka shkruar moderatorja.
Vitin e kaluar, Luana njoftoi se kishte shkëputur marrëdhënien 15- vjeçare me “Top Channel”, megjithatë shtoi se po punonte për projekte të reja.
Pak javë më parë përmes disa fotove me drejtuesit e “Tv Klan”, Vjollca njoftoi se do të rikthehej nën ekranin gjigand të këtij televizioni.

