Cifti i njohur i muzikës popullore, Rita Haziri dhe Fidan Gashi janë përfshirë në një aksident automobilistik në Kosovë.
Sipas mediave ne Kosove, përplasja ka ndodhur në një nga akset rrugore kryesore të vendit, ndërsa fatmirësisht, ngjarja nuk ka pasur pasoja të rënda. Mësohet se të dy artistët kanë dalë nga automjeti pa lëndime serioze dhe janë transportuar menjëherë në spital për kontrolle mjekësore rutinë.

Pas ekzaminimeve, mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe se janë lënë të lirë.
Ndjekësit kanë reaguar menjëherë me komente të shumta mbështetjeje, duke shprehur lehtësim që ngjarja nuk ka përfunduar me pasoja. Çifti, i njohur për bashkëpunimet e suksesshme në muzikën popullore dhe për lidhjen e tyre të fortë, ka marrë me qindra mesazhe ngushëllimi e urime për shërim të plotë.





